19 Tetor 2021

Konsumatorët e Drenasit nuk do të kenë sot furnizim me ujë të pijshëm

Drenas, 2 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 19:30 gjithsej 11 orë , konsumatorët e komunës së Drenasit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e detyrimit të ndërprerjes së furnizimit me ujë nga KRU "Prishtina" është avaria në gypin furnizues të Ibër Lepencit deri në stacionin e pompave në Bivolak.

Ekipet teknike të Ndërmarrjes "Ibër Lepenc" do të merren me rastin më fjalë dhe sipas tyre, ata do të bëjnë çmos që punimet të  kryhen në afat sa më të shpejtë edhe pse, pozicioni i punës është i vështirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)