02 Shkurt 2023

Komuna e Gjakovës jashtëligjshëm lejon ndërtimin e ndërtesave të larta

Gjakovë, 28 shkurt - Duke mohuar shprehjen e lirë të asambleistëve të Alternativës në Gjakovë, dje ka filluar edhe mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal, në të cilën ndër pikat tjera të rendit të ditës ishte dakorduar që të paraqitet edhe propozim vendimi për shfuqizimin e planit urbanistik “Gjakova 2005”, plan ky që është në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Ligjin për Trashëgimi Kulturore, e që në fakt në mënyrë të vazhdueshme cënon katër objekte në mbrojtje të trashëgimisë në pjesën historike dhe qëndrore të qytetit të Gjakovës.

Asambleistët e Alternativës duke u bazuar në ndërtimet e fundit që po bëhen brenda perimetrit prej 50 metrave të objekteve si  kulla “Sulejman Vokshi”, objekti i shkollës së parë shqipe “Mejtepe Ruzhdije” dhe objekti i shkollës së vjetër të muzikës, kanë argumentuar me fakte dy vendimet kundërthënëse të Institutit për Mbrojtjen e Monumeteve të Trashëgimisë Kulturore, rekomandimin me një nënshkrim të komisionit prej 7 antarësh për përcaktimin e perimetrit dhe neglizhencën e Komunës së Gjakovës ndaj konkluzionit 4 të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ta drejtuar qështjen në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në lidhje me lejen e ndërtimit të një ndërtese shumëkatëshe në afërsi të objekteve nën mbrojtje.

Përkundër të gjitha argumenteve propozimi i Asambleistëve të Alternativës u kundërshtua me shumicë votash duke e bërë kështu edhe Kuvendin Komunal të Gjakovës bashkëpuntorë në shkeljen e dy ligjeve që garantojnë mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal nga anëtarët e Alternativës, është kërkuar edhe shqyrtimi i urdhëresës së kryetarit Ardian Gjini për pushim të detyrueshëm të bizneseve në ditët e festave, urdhëresë kjo që po dëmton sidomos bizneset e vogla në Komunën e Gjakovës dhe po paralizon jetën në ditët festive në këtë komunë.

Këshilltarët Komunal nga subjekti Alternativa kanë dhënë komentet e tyre edhe për mungesën e transparencës sidomos në kostot e projekteve të prezantuara në planin e Prokurimit për vitin 2020, si dhe kanë drejtuar kritika për Drejtorinë e Arsimit në veçanti për investimet kapitale nga kjo Drejtori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)