08 Shkurt 2023

Kompania ruse e naftës "Rosneft" regjistron humbje prej 828 milionë dollarë

Moskë, 16 nëntor - Gjiganti rus i naftës "Rosneft" postoi neto humbje prej 64 miliardë rubla apo 828 milionë dollarë në tremujorin e tretë të vitit 2020, bëri të ditur sot kompania në deklaratën e saj të rezultateve financiare.

Rënia u shkaktua nga ndikimi negativ i luhatjeve të tregut të lidhura me shpërthimin e ri të koronavirusit (COVID-19) si dhe ndikimin negativ të faktorëve jomonetarë, thuhet në deklaratë.

Neto të ardhurat e kompanisë që u atribuohen aksionerëve të "Rosneft" gjatë tremujorit arritën në 43 miliardë rubla.

Prodhimi i hidrokarbureve të "Rosneft" qëndroi në 4.9 milionë fuçi ekuivalent të naftës në ditë (boepd) në tremujorin e tretë, duke shënuar një rënie prej 3 për qind krahasuar me tremujorin e dytë kur u prodhua 5.05 boepd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)