28 Mars 2024

Kompania amerikane e automobilave hap fabrikën në Kinë

Pekin, 8 janar - Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kina negociojnë çështje tregtare, që i kanë bërë të dyja palët të vendosin tarifa më të larta ndaj produkteve të njëri-tjetrit, përfshirë sektorin e automobilave, Kompania Amerikane Tesla hapi të hënën një fabrikë të re për prodhimin e makinave elektrike në Kinë.

Kjo është fabrika e parë që hapi kjo kompani jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërsa në ceremoninë e inaugurimit, krahas zyrtarëve lokalë në periferi të Shanghait, ishte i pranishëm edhe drejtori i kompanisë, Elon Musk.

Ai tha se synimi është që deri në verë të përfundojë ndërtimi i fabrikës dhe deri në fund të këtij viti, të fillojë prodhimi i makinave. Tesla ka në plan të ndërtojë në Shangai modelin e 3-të të makinës dhe tha se shpreson që fabrika kineze të prodhojë 500 mijë automjete në vit.

Pronarja e vetme e fabrikës është kompania Tesla, në ndryshim nga praktikat e mëparshme të Kinës për bizneset e huaja. Me hapjen e fabrikës në Shangai, kompania Tesla nuk do të përballet me problemin e çmimeve më të larta për konsumatorët kinezë, për makina të importuara nga Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)