29 Mars 2024

Komisioni miratoi projektligjin për Miniera dhe Minerale

Prishtinë, 11 maj - Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Myzejene Selmani, kryetare, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin vjetor të Komisionit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2009 dhe shqyrtoi Projektligjin Nr. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, Osman Ejupi i cili ofroi një pasqyrë të punës së deritashme, sfidat dhe të arriturat e këtij komisioni.

Në vazhdim të fjalës së tij ai tha se, ndër të arriturat që duhet përmendur janë se ky komision ka arritur të anëtarësohet në Rrjetin Ndërkombëtarë  të Konkurrencës me seli në Budapest, si shteti i 107-të me të drejta të barabarta, kemi bërë nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me autoritetin e konkurrencës së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe realizuar vizita të shumta studimore në shtetet e rajonit, me qëllim të aftësimit të stafit.

Ndër sfidat që ai paraqiti ishin mangësitë ligjore që rregullojnë këtë fushë, duke potencuar se komisioni që ai udhëheqë në bashkëpunim me Ministrin e Transportit dhe Post-telekomit, kanë draftuar projektligjin dhe i’a kanë dorëzuar komisionit përkatës të Kuvendit të Kosovës.

Ejupi, me theks të veçantë foli për kushtet e vështira teknike, duke theksuar se ato nuk i plotësojnë as kushtet minimale për punën e komisionit të cilin udhëheq.  

Gjatë  debatit, anëtarët e komisionit ngritën një varg çështjesh, veçanërisht atë të konkurrencës bankare, shërbimeve të post-telekomit dhe shërbimeve energjetike.

Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, e miratuan raportin të cilin do t’ia propozojnë Kryesisë së Kuvendit për procedim të mëtutjeshëm.  

Komisioni shqyrtoi edhe projektligjin për Miniera dhe Minerale. Pas shqyrtimeve që iu bënë amendamenteve të paraqitura nga grupi punues, komisioni i përkrahu ato unanimisht dhe vendosi që këtë projektligj ta procedojë në seancë plenare sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)