28 Mars 2024

Kinezët blejnë "Volvo"-n

Stokholm, 4 gusht - Kompania kineze "Geely", finalizoi marrëveshjen për blerjen e kompanisë së automjeteve suedeze "Volvo".

Marrëveshja është vendosur me kompaninë më të famshme për industrinë e makinave në Kinë, ku "Geely" ka paguar 1,3 miliardë dollarë për prodhuesin automobilistik suedez, që paraprakisht ishte në pronësi të "Ford"-it amerikan.

Kohët e fundit "Volvo" kishte probleme serioze me vlerën e lartë të fuqisë punëtore, si dhe për shkak të rënies së shitjes së automjeteve.

"Geely" shpreson se me blerjen e autogjigantit suedez do të rrisë biznesin në Kinë, vend me treg më të madh për automjetet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)