18 Gusht 2022

KIA fillon prodhimtarinë e versionit të ri të „sportejxh“

Seul, 28 qershor - Fabrika për automobila „KIA“ në afërsi të qytetit sllovak Zhilina, fillon prodhimtarin serike të versionit modern të modelit „sporteixh“ dhe deri në fund të vitit planifikon të prodhojë rreth 35.000 lloje të këtyre automjeteve transportuese.

Ky model duhet të mundësojë rritje të produksionit në fabrikën sllovake të „KIA“-s që vitin e kaluar ishte kapluar nga kriza dhe sivjet fabrika të prodhojë 200 mijë automjete, apo 50.000 më shumë sesa vitin e kaluar.

Modeli i ri i „KIA“-s do të eksportohet në tërë Evropën, ndërsa tregjet kryesore do të jenë Rusia, Britania, Polonia, Gjermania dhe Italia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)