03 Shkurt 2023

Keqpërdoruesit dhe kyçjet e pa autorizuara në rrjetin e ujit do të ndiqen penalisht

Prishtinë, 13 prill - Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU) ka njoftuar se ka realizuar një seri takimesh pune me të gjithë ofruesit  e shërbimeve të ujit në Kosovë.

Një nga çështjet kyçe që është ngritur në të gjitha këto takime ka qenë ndërmarrja e veprimeve ligjore kundër keqpërdoruesve të ujit dhe kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Si rezultat i keqpërdorimeve të ujit dhe kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik, humbjet e ujit sipas ARRU-së janë shumë të larta, që në nivel vendi në vitin 2021 janë llogaritur të jenë 55%.


ARRU ka kërkuar nga të gjithë ofruesit e shërbimeve të ujit që të intensifikojnë përpjekjet për identifikimin dhe përdorimin e të gjithë mekanizmave ligjor kundër të gjithë atyre që e shfrytëzojnë ujin nga rrjeti publik pa lejen e ofruesit të shërbimeve të ujit.

Shfrytëzimi i ujit në mënyrë të pa autorizuar paraqet vepër penale dhe si veprim është i dënueshëm sipas Kodit Penal të Kosovës.

Keqpërdorimi i ujit do të paraqet vështirësi të theksuara për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në veçanti gjatë sezonit të verës.

ARRU po ashtu ka inkurajuar ofruesit e shërbimeve të ujit që të rrisin përpjekjet për të nënshkruar kontratat e shërbimit (për ujë dhe ujëra të ndotur) me të gjithë konsumatorët, si mekanizëm për të zvogëluar keqpërdorimet e ujit dhe rastet e kyçjeve të pa autorizuara në rrjetin publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)