11 Gusht 2022

Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të Trepçës

Mitrovicë, 19 nëntor - Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të ndërmarrjes "Trepça", Hysen Vrajolli, ka dhënë dorëheqje, pas grevës së minatorëve e cila ka nisur të mërkurën.

"Pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Trepçë kam paraqitur dorëheqjen”, ka thënë , Vrajolli.

Që nga mëngjesi, minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë brenda minierës, Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Ai tha se me gjithë paralajmërimin e Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes dhe punëtorët nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor.

“Për momentin janë 200 minatorë brenda minierës. Ata janë ndarë në horizonte dhe kanë thënë se nuk do të dalin nga greva derisa t'i marrin pagat”, tha Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)