18 Prill 2024

Istogu ndërton sistemin e Ujësjellësit për zonën e Mbivadës

Istog, 4 mars - Është vëne sot gurëthemeli për fillimin e punimeve të projekti të shumëpritur dhe jetik “ Ndërtimi i ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut”, pjesa e Mbivadës.

Ndërtimi i këtij ujësjellësi do të furnizoj me ujë të pijes 12 fshatra të kësaj ane. Pjesë e kësaj ngjarje ishte kryetari i Komunës Haki Rugova, përfaqësues të nivelit qendror si dhe përfaqësuesit e kompanisë austriake ÖSTAP dhe Tirohler Rohre.

Me këtë rast kryetari i komunës Haki Rugova tha se ky projekt ka filluar në vitin 2015 dhe është bashkëpunim i komunës së Istogut me Republikën e Kosovës dhe të Austrisë, një projekt i përbashkët ku para jush sot janë akterët kryesor impelmentuesit kryesor.

“E ndjej vetën shumë krenar që ky projekt po fillon sot, kam pasur gjithmonë besimin që do të filloj një ditë. Është projekt jashtëzakonisht i mirë dhe me një menaxhimin të mirë do të ketë një furnizim të mirë më ujë të pijes për krejt territorin e komunës së Istogut, me gjithë fshatrat."

"Nga ky projekt komuna e Istogut do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e saj me çdo cep. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë Austriake për projektet tjera me rëndësi të cilat do i marrim në formë kreditimi, që jemi të orientuar më shumë tek kanalizimet që të zgjidhet çështja e kanalizimeve”, tha ndër të tjera kryetari Rugova.

Ndërsa Andreas Vieler , përfaqësues kryesor i operatorit për implementimin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të zonës lindore, tha se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin e falënderojmë kryetarin Haki Rugova dhe gjithë ekipin e tij. Ne sot jemi këtu që të vejmë gurë themelin e projektit dhe jam shumë i kënaqur që shoh kaq shumë qytetarë që kanë ardhur sot këtu.

Qytetarët e zonës së Mbivadës shumë shpejt pritet të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes, si rezultati i projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut, projekti ky i cili po realizohet si bashkëpunim meskomunës së Istogut, qeverisë së Kosovë si dhe qeverisë Austriake.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)