28 Mars 2024

Intensifikohet bashkëpunimi i Ujësjellësit ”Prishtina” me KFOR-in,

Prishtinë, 27 mars - Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit ”Prishtina”, Ilir Abdullahu  u takua me Major Tahir Çuka, nga KFOR-i dhe drejtorin e SHUKOS-it, Abdullah Dërguti.

Gjatë këtij takimi që u mbajt në zyrat e Ujësjellësit të Prishtinës, përveq që u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me të arriturat, sfidat , gjendjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtimin e fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, sigurinë e mbrojtjes së liqeneve akumuluese përfshirë mbrojtjen e burimeve ujore, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu ritheksoi përkushtimin maksimal kundrejtë bashkëpunimit të qëndrueshëm me secilin Institucion, përfshirë edhe KFOR-in në Republikën e Kosovës, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë të qytetarëve me ujë të pijshëm dhe mbrotjen e burimeve ujore.

Ai, njëkohësisht falënderoi të gjithë pjesëtarët e KFOR-it, që na kanë dalë në ndihmë çdoherë, për të gjitha kërkesat e bëra nga ana e kompanisë dhe poashtu  për mbështetje të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në rrjetin e ujësjellësit, e të kanalizimit , qoftë në komunën e Prishtinës apo edhe komunave të tjera.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i KFOR-it në Kosovë, Major z. Çuka  u zotua në mbështetjen e vazhdueshme që ky institucion do t’i ofrojë KRU”Prishtina” sh.a. Bashkëpunimi i ndërsjellë, që lidhet direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve, u fokusua në sigurinë e mbrojtjes së burimeve ujore me theks të veçantë për gjendjen momentale të digave të liqeneve akumuluese sipërfaqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)