23 Janar 2022

Intensifikohen shkyçjet e ujësjellësit për mospagesën e faturave të ujit

Prishtinë, 27 shkurt - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, është duke vazhduar me intensitet të lartë si në qendra të qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Ky aksion ka filluar më 1 shkurt 2019 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2019.

"Ne kemi intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit /shkyçje të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat, etj/ dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin familjar , pasi që (vërejtja me shkrim...3.24 Euro, shkyçja dhe rikyçja e ujit....20.00 Euro, shpenzimet e përmbaruesit privat 18% në vlerën totale të borxhit të akumuluar)", thekson KRUP.
 
KRU ” Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre, që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t,u shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes dhe procesimit të lëndëve te përmaruesit privat.

Poashtu, Kompania i,u ka ofruar bashkëpunim dhe lehtësira të ndryshme për pagesën e borxheve të mëdha të akumuluara, mirëpo shumë nga konsumatorët kanë refuzuar bashkëpunimin me KRU,,Prishtina,, sh.a.

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë për fokus konsumatorin, ku të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim, pa diskriminim racor, pa diskriminim në përkatësinë religjioze, pa diskriminim në përkatësinë gjinore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)