03 Shkurt 2023

Inflacioni i madh dëmton sektorin e Ndërtimtarisë në Kosovë

Prishtinë, 30 mars - Aleanca Kosovare e Bizneseve- sektori i  ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor  sot ka mbajtur  konferencën për media me temë: Pengesat dhe Sfidat e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë. Ne këtë konferencë të pranishëm ishin disa përfaqësues te sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor.

Brahim Selimaj, Kryetar i sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor pranë AKB-së  tha se pranvera e vitit 2020  solli  pandeminë COVID-19, e cila shënoi një epokë dhe sfidë të re edhe për Kosovën dhe institucionet e saja në të gjitha drejtimet.

Ndikimi i Pandemisë ishte jashtëzakonisht i madh në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale në projektet kapitale.

Ne si shoqate e ndërtuesve dhe prodhuesve  te materialit ndërtimor te këtij dikasteri  kemi shumë vështirësi në furnizime me material, ekzekutime te punimeve mungese te fuqisë punëtore  për realizimin e punimeve të parapara për kontratat e nënshkruara paraprake.

Bazuar në kontratat e përgjithshme te ndërtuesve te Kosovës ne baze te NENIT 18 pika B për shkak të Forcës Madhore kërkohet zgjatje e afatit të punimeve si dhe rishikim i çmimeve për shkak të inflacionit që ka ndodh muajve të fundit dhe që është e papërballueshme për Kompanitë si kontraktues te Punimeve në ekzekutimin e punimeve të ulëta dhe te larta .

Në kontratë është precizuar se forcë madhore është Pandemia dhe si e tillë sipas shpjegimit të Nenit 38 pika 1 cituar me poshtë mund të thuhet se kjo Pandemi dhe situata e krijuar për shkake te sigurisë dhe sidomos lufta ne Ukraine ka një çrregullim te tregjeve globale ne përgjithësi, andaj kemi te bëjmë me një rritje enorme te te gjitha produkteve baze qe varirojn nga 40 deri ne 100% te ngritjes se çmimeve. Mu për këtë kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ne baze te ligjit te marrëdhënieve detyrimore ne baze te Nenit 651 ku parasheh ngritjen e çmimeve te materialit ndërtimor me tepër se 2% atëherë investitori obligohet që te pranoj këtë ndryshim për te gjithë punëkryesit përndryshe te gjitha kompanitë tenderuese do te falimentojnë. Nëse behet injorimi nga Qeveria-lidhëse nga investitorët do te ketë ndërprerje te punëve te mëtutjeshme . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)