29 Mars 2024

Industria e naftës ka nevojë për investime në nivel global

Vjenë, 6 nëntor - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) bëri të ditur se, rreth 10,6 trilion dollarë investime do të nevojiten në planin global për të mbajtur kërkesat e parashikuara të furnizimit me naftë gjatë periudhës 2019 deri në 2040.

Kërkesa e investimeve globale të naftës në rrjedhën e sipërme për periudhën 2018-2040 vlerësohen në 8.1 trilion dollarë, sipas OPEC-ut, duke shtuar se shumica e kësaj do të ishte në vendet jo-anëtare të saj.

Një trilion dollarë tjera kërkohen në sektorin e rrjedhës së mesme, ndërsa investimet globale në rrjedhën e ulët vlerësohen diçka më shumë se 1.4 trilion dollarë.

Kërkesa totale për energji parësore pritet të rritet me 25 për qind ndërmjet 2018 dhe 2040 me energji të ripërtëritshme duke hapur rrugën në drejtim të rritjes.

OPEC sugjeron se nafta dhe gazi ende parashikohen të plotësojnë më shumë se 50 për qind të nevojave të energjisë në botë deri në fund të periudhës së parashikuar.

Sipas raportit të OPEC-ut, nga perspektiva e kërkesës së naftës, dhe duke pasur parasysh shenjat e fundit të tensionimit në ekonominë globale në afat të shkurtër dhe të mesëm, perspektiva për kërkesën globale të naftës është ulur këtë vit në 110.6 milion fuçi për çdo ditë.

Në planin afatgjatë, kërkesa për produktet e OPEC-ut do të rritet në 44.4 milion fuçi në ditë deri në vitin 2040, sipas parashikimeve të OPEC.

Për sa i përket tregtisë globale të naftës së papërpunuar vlerësohet të mbetet relativisht statike në rreth 38 milion fuçi në ditë midis 2018 dhe 2025, përpara se të rritet pas kësaj në rreth 42 milion fuçi në ditë deri në 2040.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)