01 Dhjetor 2022

Industria e drurit të Kosovës ekspozohet në tregun evropian

Prishtinë, 14 janar - Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2019, katër prodhues kosovarë nga industria e përpunimit të drurit po prezantojnë produktet dhe zgjidhjet e tyre për enterier në panairin më të madhe evropian të kësaj industrie.

Është hera e tretë që Kosova prezantohet në panairin IMM Këln (Gjermani),Panairi i Mobiljerisë dhe enterierit.

Disa kompani kosovare do të marrin pjesë në panairin IMM që mbahet në datat 14 – 20 janar 2019.

Në panairin IMM, furnizuesit dhe vendimmarrësit nga tregjet më të mëdha të sektorit të dizajnit të enterierit nga e gjithë bota përcaktojnë të ardhmen e këtij biznesi.

Me date 17 Janar pritet te vizitoje panairin ne Gjermani dhe produktet"made in Kosova" edhe Ministri i Tregtise dhe Industrise Z.Endrit Shala.Nje motivim per prodhuesit vendor dhe nje perkrahje institucionale .

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Ne kuadër të Ditës botërore të luftës kundër sëmundjes së HIV/AIDS, Drejtoria e Shëndetësisë organizon hapjen e Qendrës Mobile për testim me ç’ rast Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Izet Sadiku do të vizitojnë këtë qendë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesat buxhetore të institucioneve që i raportojnë Komisionit, lidhur me Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës organizon një panel diskutimi me temë “Barazia - Dita Botërore e HIV/AIDS” me akterët relevant të kësaj teme. (Salla e amfiteatrit në objektin e Qendrës së Studenteve, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitare nga ZRRE për periudhën 2013-2017 dhenga KEK për periudhën 2018-2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kolegji AAB organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime, politikanes së njohur gjermane, ish deputete në Parlamentin Evropian, zonjës Doris Pack. (Teatrin AAB “Faruk Begolli”, ora 15:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist organizon protestë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 16:00)

- Galeria 17 organizon hapjen e ekspozitës "In the making", nga Yll Xhaferi dhe DYVO. (Galeria 17, ora 18:00)

- Mbahet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” edicioni i 3 -të. (Kino Armata, ora 19:00)