19 Gusht 2022

Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pësoi rënie për 0.4%

Prishtinë, 11 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2019.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2019, krahasuar me TM3 2019. Rënie më të madhe kishin kategoritë: pagat (-1.9%); transporti (-1.0%); dhe energjia (-0.8%).

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive te: kostot e tjera (0.3%) dhe makineritë (0.2%).

Ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2018 me TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit është pa ndryshim (0.0%).

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti (11.8%); makineritë (1.3%); dhe kostot e tjera (0.6%).

Ndërsa, rënie pati te kategoritë: energjia (-2.0%); materialet (-0.7%); dhe pagat (-0.2%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)