11 Gusht 2022

Ilir Abdullahu lirohet nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të Ujësjellësit Prishtina

Prishtinë, 11 mars - Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në mbledhjen e II-të të rregullt, të mbajtur më datë 10 mars ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen si çdoherë me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes.

Pas pranimit të rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit të Auditimit të KRUP-së të mbajtur më datë 4 mars 2020, për marrje të masave ndaj Kryeshefit Ekzekutiv në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të KRU” Prishtina” sh.a. të datës 10 mars 2020, kryeshefi ekzekutiv gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve me t’u ballafaquar me këto rekomandime dhe vlerësim jo të kënaqshëm të performancës ka reflektuar dhe ka kërkuar lirim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU”Prishtina” sh.a.

Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje dhe në të njejtën kohë i rekomandon ekzekutivit që të merren me sistemimin e Abdullahu në ndonjë pozitë brenda ndërmarrjes i cili do ta ketë mundësinë që të kontribuuojë edhe më tej në fushë veprimtarinë e kompanisë.

Njëkohësisht, Bordi i Drejtorëve në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së kryeshefit ekzekutiv emëron z. Kapllan Parduzi , deri në përfundimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, sipas Ligjit Mbi Ndërmarrjet Publike nëpërmjet një konkursi transparent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)