29 Mars 2024

Honda me humbje të mëdha, terheqë 437.763 automjete

Tokio, 11 shkurt - Pas aferës së Tojotës e cila tashmë po tërheq rreth 8 milion makina, probleme këtë vit janë paraqitur edhe tek Honda.

Edhe kjo kompani, planifikon të tërheqë shumë makina për shkak të problemit me jastëkun ajror, airbagun. 


Shtëpia e dytë më e madhe automobilistike në Japoni, ka deklaruar se do të terheqë 437.763 automjete, pjesa më e madhe e të cilave në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, për shkak të problemeve dhe defekteve të paraqitura në airbagun në vendin e drejtuesit të automjetit.

Nëpërmjet një deklarate nga zyrtarë të Honda-s, u bë e ditur se aribagu, mund të fryhet pas një force shumë të madhe , gjë që mund të shkaktojë plagosjen e drejtuesit të makinës. Në komunikatë shpjegohet se do të terhiqen automjetet e prodhuara në 2001 dhe në 2002, e në veçanti modelet Açord, Civic, TL, CR-V e Odissey në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada; modelet Pilot e CL vetëm në SHBA, dhe modelet Inspire, Saber e Lagreat në Japoni.

Po sipas kompanisë Honda, në periudhën ndërmjet nëntorit 2008 dhe korrikut 2009, u tërhoqën 514.355 automjete në të gjithë botën , për të njëjtin problem. Ndërkaq autoritetet amerikane kanë regjistruar disa aksidente të provokuara nga airbagët difektozë, njëri prej të cilëve me pasoja fatale për jetën.

Njoftimi i prodhuesit japonez të makinave Honda, pason vendimin për tërheqjeve masive të makinave Toyota. Deri tani Honda ka identifikuar 12 makina ku airbag-ët ishin fryrë tej mase dhe pas shpërthimit kishin përhapur copa të vogla metalesh. i Kryetarit, ora 17:45)

Shumë denoncime erdhën për shkak të incidentit të mos hapjes së airbegut, dhe në një rast, pati viktima. Më problematike janë Honda Acord, Civic, Odesej, CRV dhe Akura të vitit 2001 deri 2002.

Do të tërhiqen edhe disa modele që janë në tregjet e SHBA-ve por edhe Honda Jezz, Fit dhe Siti të vitit 2007 deri 2008. Gjithsej 950 mijë makina në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)