19 Prill 2024

Hibridi modeli më i vogël i Honda-s

Paris, 1 shtator - Panairi i sivjetmë i veturave në Paris, mund të thyej rekordin për nga numri i modeleve hibride të prezantuara. Këtij grupi do t’i bashkëngjitet edhe Honda, i cili do të prezantoj modelin Jazz Hybrid.

Pas hibridit Insight dhe CR-Z, tani ka ardhur radha për modelin më të vogël nga oferta japoneze, atë Jazz, i cili ka marrë të njëjtin motor benzinë-elektrik sikurse modeli Insight. Kjo nënkupton se nën kapak gjendet motori katër cilindrash 1.3 atmosferik, i cili në çift me elektromotor, zhvillon 102 kuaj fuqi.

Honda për momentin nuk ka zbardhur të dhënat e performancave, por mund të pritet që Jazz të jetë më i shpejtë dhe më kursimtar se Insight për shkak të peshës më të vogël.

Edhe pse Honda ende nuk e ka vërtetuar çmimin, ai do të sillet rreth 12.000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)