25 Prill 2024

Hapet fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë

Prishtinë, 5 shtator - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë organizon sot ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje në Republikën e Kosovës,  me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”. 
 
Hapjen e ceremonisë do ta bëjë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, kurse të ftuar do të jenë të gjithëKryetarët e Komunave dhe drejtorët e Departamenteve të Urbanizimit në komuna përkatëse.
 
Takimi ka për qëllim njoftimin e kryetarëve dhe drejtorëve mbi procesin e legalizimit dhe procedurave administrative që duhet të ndiqen që nga aplikimi e deri tek legalizimi i objekteve, konformë Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe Udhëzimeve Administrative që dalin nga ky ligj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)