28 Tetor 2021

Hapet fabrika për prodhimin e gotave të letrës Belux Paper Cups

Prishtinë, 21 dhjetor - Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori sot pjesë në hapjen e fabrikës për prodhimin e gotave të letrës "BELUX Paper Cups". Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se i vjen mirë që sot janë bashkuar për një sukses ekonomik të familjes Arifi, e që janë njerëz shumë punëtorë.

“Duke qenë dëshmitar dhe duke e përcjell nga afër rritjen e biznesit të Arbenit, jam mjaftë i gëzuar se po kalojmë në një etapë të re, në prodhim “BELUX Paper Cups”, pra sot po ndodh, është realitet këtu në Bradhosh dhe është rezultat i punës së mundimshme, jo të lehtë,  sfiudese, por edhe të suksesshme. Është një investim mbi 1 milion e gjysmë, janë deri tash 70 të punësuar dhe parashihet edhe 30 të tjerë”, u shpreh kryeministri në detyrë, Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se i falënderon të gjithë ata që nën udhëheqjen e Arbenit, kanë punuar dhe kontribuar që ky biznes të jetë i suksesshëm, të gjithë partnerët e këtij biznesi që janë vendor, pa të cilët Arbeni e kjo kompani nuk do ta kishin suksesin e sotëm, por njëkohësisht falënderoi edhe partnerët e tjerë, ata nga Greqia që ishin prezent në hapje të fabrikës.

“Mund të them se në Kosovë politikat fiskale janë në favor të sipërmarrësve, iu lejon hapësirë dhe mundësi krijimi të vlerës së shtuar, jo të profitit, por mundësisë investuese. Politikat fiskale dhe në përgjithësi politikat ekonomike në vend janë afër prodhuesve dhe i favorizojnë prodhuesit”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj, veçoi se para pak ditësh patën nderin të finalizojnë investimin e parë strategjik në Kosovë në bazë të ligjeve tona, SOWI Kosovo, një Park me Erë në energji, Parku i Shalës së Bajgorës, investim prej 170 milionë euro, pra është energji e ripërtëritshme, në harmoni me ambientin, që njëkohësisht është edhe një porosi për investitorët se Kosova është vend interesant për investim për investitorët e vendit, por edhe për partnerët investiv ndërkombëtar.

Drejtori i kompanisë ERC Trade, Arben Arifi, tha se është një ditë e madhe dhe emocion i veçantë që pas shumë dekadash punë e përkushtim sot janë mbledhur të gjithë bashkë për të shënuar këtë ngjarje shumë speciale për ta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)