03 Shkurt 2023

Hapet edicioni i dytë vjetor i Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës

Prishtinë, 14 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe e Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të hapin edicionin e dytë vjetor të Konventës së Veshmbathjeve të Kosovës.  

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata e Marketingut të Veshmbathjeve e Kosovës (KAMA) kanë hyrë në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së veshmbathjeve në Kosovë.

Konventa vjetore ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovarë të veshmbathjeve, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë dhe të gjithë akterët relevantë në kuadër të industrisë së veshmbathjeve.

Ky edicion i dytë përfshinë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga ana e 23 ndërmarrjeve vendore, një pistë të modës me kreacione të punuara në Kosovë si dhe një ekspozitë të dizajneve të finalistëve të konkursit në të cilin studentët e katër kolegjeve të modës garojnë në mes veti për shpërblime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)