07 Gusht 2022

GM shpall objektivin për makinat elektrike deri në vitin 2035

Detroid, 29 janar - Kompania General Motors njoftoi objektivin e saj të ri që deri në vitin 2035, të gjitha automjetet e prodhuara prej saj, duke përfshirë kamionët e lehtë dhe mjetet me katër rrota aktive, të shkarkojnë zero gazra në atmosferë, një ndryshim dramatik nga prodhimet e tanishme të saj me benzinë dhe naftë.

Kompania GM, tha se planifikon që deri në vitin 2040, të gjitha automjetet e saj të mos çlirojnë gaz karbonik në mjedis.

Njoftimi bëhet pak më shumë se një javë pasi Presidenti Joe Biden erdhi në Shtëpinë e Bardhë me premtimin për të trajtuar problemin e emetimeve të gazrave serë dhe për një rritje dramatike të shitjeve të automjeteve elektrike.

Vitin e kaluar, GM shiti 2.55 milion automjete në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat vetëm 20,000 ishin elektrike. Kompania tha në muajin nëntor se po investonte 27 miliardë dollarë për automjetet elektrike dhe autonome gjatë pesë viteve të ardhshme, nga 20 miliardë të planifikuar para pandemisë së koronavirusit.

Shefja Ekzekutive e GM, Mary Barra, ka ndërmarrë veprime agresive që kompania të përqafojë automjetet elektrike dhe të largohet nga ato me benzinë. Ajo tha në një deklaratë se GM ka bashkëpunuar me Fondin e Mbrojtjes së Mjedisit (EDF) për "një vizion të përbashkët që parashikon një të ardhme tërësisht elektrike, me aspiratën për të eleminuar shkarkimet e gazeve në atmosferë nga automjetet e reja të madhësive të vogla deri në vitin 2035."

Në muajin shtator, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se ky shtet ka në plan të ndalojë shitjen e veturave dhe kamionëve me benzinë duke filluar nga viti 2035. Disa shtete, si Masaçusets, thonë se planifikojnë të ndjekin këtë shembull.

"Jemi duke ndërmarrë veprime, që të mund të eleminojmë emetimet e gazeve deri në vitin 2035," tha zyrtari i kompanisë GM Dane Parker në një konferencë me gazetarët. "Vendosja e një objektivi 15 vjet nga tani është absolutisht e arritshme," tha ai.

Presidenti Biden u zotua të hënën të zëvendësojë me modele elektrike flotën e qeverisë amerikane me rreth 650,000 automjete tani që administrata e re po e zhvendos fokusin e saj drejt energjisë së pastër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)