07 Gusht 2022

Gjilani dorëzon certifikatën e parë te legalizimit të ndërtimeve pa leje

Gjilan, 27 dhjetor - Komuna e Gjilanit e ka dorëzuar sot certifikatën e parë të pronës Mentor Arifit nga Kmetoci, që ka dalë nga procedura e legalizimit sipas ligjit mbi trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Certifikatën ia dorëzoi zyrtarisht kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, zonjës Suna Arifi, ndërkaq ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë mundësinë që vije nga procesi i legalizimit, pasi procedurat ligjore janë shumë të thjeshtësuara.

Kryetari Haziri tha se është shembull i mirë instalimi i kulturës së legalizimit të objekteve pa leje edhe në zonat rurale, pasi nga kjo përfitojnë të gjithë qytetarët, duke pasur lehtësime të mëdha në hapje të bizneseve dhe zhvillim të tyre.

Dorëzimi i certifikatës u bë në prezencën e dy drejtorëve të linjës, Salih Fazliu – Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë dhe Bekim Bajrami - Urbanizëm, Planifikim dhe Mrojtje të Mjedisit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)