23 Shtator 2021

Gjigandi francez i naftës, Total raporton 7,2 miliardë dollarë humbje

Paris, 9 shkurt - Gjigandi francez i naftës, Total SA, regjistroi humbje neto prej mbi 7,2 miliardë dollarëve për tërë vitin 2020 krahasuar me 11,3 miliardë dollarë fitime në vitin 2019, për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës dhe gazit natyror Brent dhe uljes së margjinave të rafinimit, sipas deklaratës së rezultateve financiare të kompanisë të publikuar sot, transmeton.

Kompania gjithashtu regjistroi të ardhura të tremujorit të katërt 2020 prej 891 milionë dollarëve, duke regjistruar një rënie prej 66 për qind nga fitimet e tremujorit të katërt të vitit 2019, të cilat ishin 2,6 miliardë dollarë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Patrick Pouyanne, tha se rezultatet e tremujorit të katërt u përmirësuan krahasuar me tremujorin paraardhës falë disiplinës së fortë të grupit OPEC+. Megjithatë, rezultatet vazhdojnë të mbesin të ndikuara nga kërkesa e ulët dhe rezervat e larta.

Mjedisi i naftës mbetet i pasigurt dhe i varur nga rimëkëmbja e kërkesës globale, tha kompania, duke theksuar se pandemia COVID-19 ende ushtron presion mbi çmimet e naftës.

Prodhimi i naftës nga Total në vitin 2020 shënoi rënie për 9 për qind në bazë vjetore, në gati 1,3 milion fuçi ekuivalent të naftës në ditë.

Grupi parashikon që prodhimi për vitin 2021 do të jetë i qëndrueshëm krahasuar me vitin 2020, duke përfituar nga rifillimi i prodhimit në Libi.

Të ardhurat ranë me 32,1 për qind në vitin 2020

Të ardhurat e vitit të plotë 2020 arritën në 119,7 miliardë dollarë, duke shënuar një rënie prej 32,1 për qind nga 176,2 miliardë dollarë në vitin 2019.

Të ardhurat e ndërmarrjes së naftës për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar arritën në 32,3 miliardë dollarë, krahasuar me 43,4 miliardë dollarë për të njëjtin tremujor të vitit 2019.

Total shqyrton ndryshimin e emrit të saj në TotalEnergies

Total synoi të përshpejtojë zbatimin e strategjisë së saj për rritjen e energjisë së rinovueshme me shtimin e 10 gigavatëve në portofolin e saj vitin e kaluar, dhe me investime në burime të rinovueshme dhe energji elektrike me vlerë 2 miliardë dollarë.

Në përputhje me ambicien e saj për emisione zero, grupi ka afirmuar planin e saj për të transformuar veten në një kompani të gjerë energjie me qëllim të përgjigjes ndaj sfidës së dyfishtë të transicionit të energjisë: më shumë energji, më pak emetime.

Në këtë drejtim, kompania planifikon të bëjë një transformim gjatë dekadës 2020-30 duke rritur prodhimin e energjisë përmes LNG-së dhe burimeve të ripërtëritshme, ndërsa shitjet e produkteve të naftës pritet të bien nga 55 për qind në 30 për qind.

"Për të përforcuar këtë transformim, grupi do t'u propozojë aksionarëve të saj në asamblenë e përgjithshme vjetore më 28 maj ndryshimin e emrit të saj në TotalEnergies", theksoi kompania.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)