02 Shkurt 2023

Gjendja në Trepçe është e rënduar si rezultat i keqmenaxhimit

Prishtinë, 4 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e Sindikatës së Punëtorëve të Kombinatit Trepça, shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ministrja e MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, këshilltarit të MEPTINIS, Getoar Mjeku, si dhe z. Nazmi Mikullovci, ish-drejtor i ndërmarrjes Trepça Sh. A.

Ndërsa delegacioni Trepça Sh. A. përbëhej nga Gani Osmani, kryetar i Sindikatës, Xhevat Kaqiku, nënkryetar, si dhe anëtarët e kryesisë, Lahë Hetemi, Refik Mehmeti,  Eset Meha dhe Refik Beqiri. Ishte i  pranishëm edhe z. Shyqyri Sadiku, drejtor i prodhimit në Minierën e Stan Tergut.

Mes bashkëbiseduesve u trajtua rëndësia e kombinatit të Trepçes, rivitalizimit të prodhimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.

Gjendja në Trepçe është e rënduar si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit që prej pasluftës.

Të dy palët u pajtuan se është urgjente të vazhdohet puna për gjetjen e modelit dhe zbatimin e vendimeve që fillimisht do të përmirësojnë gjendjen, me qëllim që të arrihet rentabiliteti dhe qëndrueshmëria financiare e që Trepça të bëhet kontribues i zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)