28 Mars 2024

General Motors vendosë të shuaj Hummerin

SHBA, 27 shkurt - Ani pse ka kaluar vetëm një vit nga paralajmërimi me bujë i shitjes së Hummerit legjendar të General Motors tek prodhuesi kinez i mekanizimit industrial Sichuan Tengzhong Heavy Industrial Machines Co., Ltd., duket se nuk ka gjë prej kësaj pune.

Në raportin e lëshuar për media, GM nuk sqaron rrethanat e shitjes së pasuksesshme të Hummer, veç dëshpërimin e vet për mosarritjen e marrëveshjes në fjalë. Jozyrtarisht merret vesh se nga ky transaksion ka hequr dorë pala kineze sepse qeveria kineze nuk ka qenë e gatshme të mbështesë marrëveshjen.

Mu për këtë, General Motors ka vendosur të shuaj Hummerin, mirëpo nëse kemi mësuar se gjërat mund të ndryshojnë në momentin e fundit, atëherë shembull i mirë është rasti me prodhuesin Saab. Kur bëhet fjalë për Hummer, i cili nga pikëpamja teknologjike ka mbetur shumë prapa, gjasat janë të vogla që dikush do t\'i vazhdojë negociatat me GM aty ku i ka lënë Sichuan Tengzhong.

GM është obliguar që përkundër shuarjes së kompanisë të respektojë garancitë e dhëna për automjetet e shitura dhe t\'u ofrojë pjesë rezervë pronarëve aktual të Hummer.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)