19 Prill 2024

General Motors del në bursë

Dedroid, 20 gusht - General Motors (GM), paraqiti kërkesën e saj për regjistrim në bursë në Nju-Jork dhe në Toronto. Si institute udhëheqëse në kuadër të konsorciumit emetues do të veprojnë bankat Morgan Stanley, JPMorgan, Bank of America, Merrill Lynch dhe Citigroup.

Edhe Deutsche Bank do ta ndihmojë koncernin gjatë kthimit në bursë. Dalja në bursë mund t'i sjellë arkës së GM-it deri në 20 miliardë dollarë duke u kthyer në njërën prej më të mëdhave.

Në këtë mënyrë, një vit pas insolvencës së rrufeshme të përballuar me sukses, GM-i mund t'i kthente huat edhe shtetit.

Qeveritë e SHBA-së dhe të Kanadasë e shpëtuan me miliarda nga paratë e taksapaguesit prej falimentimit GM-in vitin e kaluar dhe mbajnë që atëherë shumicën në koncern. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)