19 Prill 2024

Fushë Kosova së shpejti me furnizim 24 h pa ndërprerë me ujë të pijshëm

Prishtinë, 5 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës se gjatë ditës së sotme, filloi ekzekutimi i punimeve në vendosjen e tubit i cili shumë shpejtë do t,i furnizojë me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

Kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, zëvendëskryeshefi Kujtim Xhelili dhe shefi i njësisë operative të Fushë Kosovës Remzi Llumnica, vizituan për së afërmi punimet që po zhvillohen atje.

Kryeshefi Abdullahu tha se, ndjehet i gëzuar që më në fund edhe konsumatorët e Fushë Kosovës do të kenë ujë të pijshëm pa ndërprerë dhe nga ata pret që, në të ardhmen të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ofruara dhe shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Tubi është me diametër fi 630 mm dhe me një gjatësi prej 2.2. km,  ku uji fillestar do të merret nga fabrika e trajtimit të ujit në ,,Shkabaj,,.

Punëkryesi i këtij projekti është kompania kosovare ,,Alfa i,,, të cilët përgjatë një muaji  kanë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme teknike në rezervuarin e Shkabajve ndërsa sot, ka filluar me vendosjen e tubave.

Kostoja financiare e këtij projekti ka vlerën 378 mijë euro.

Projekti pritet të përfundojë në fund të muajit prill 2019.

Ua kujtojmë se një pjesë e qytetit të  Fushë Kosovës deri më tash, nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)