28 Mars 2024

Furnizimi me ujë të pijshëm prioritet për qytetarët e Drenasit

Drenas, 28 maj - Gjatë ditës së sotme, kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit 'Prishtina' Ilir Abdullahu i shoqëruar nga drejtori i bordit Florin Dvorani dhe drejtori teknik Sokol Xhafa zhvilluan një takim pune në Komunën e Drenasit të pritur nga Idriz Hyseni drejtor i infrastrukturës publike dhe përfaqësues të tjerë të kësaj komune.

Në këtë takim u diskutua rreth bashkërendimit të investimeve në sektorin e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza për komunën e Drenasit, me theks të veçantë për vazhdimin e implementimit të ujësjellësve të rinj për 12 fshatra të komunës, gjetjen e burimeve të reja ujore për disa fshatra të tjera që deri më tash kanë pasë mungesë të ujit të pijshëm, etj.

Me prioritet u diskutua lidhur me  trajtimin e ujërave të zeza, që në të ardhmen bashkërisht me nivelin lokal, qëndror dhe donatorët të gjejnë mundësi që kjo fushë e rëndësishme e sektorit të trajtohet sa më shpejtë, duke parë se pellgu i lumit Drenica është në gjendje tejet të ndotur nga shkarkimi i ujërave të zeza.

Zhvillimet nga diskutimet e ditës së sotme nga të dyja palët institucionale,  mbetet të shihen në ditët vijuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)