24 Shtator 2021

Funksionalizohet linja emergjente për mbushjen e liqenit të Badocit

Prishtinë, 29 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme vizitoi liqenin e Badocit, me rastin e funksionalizimit të linjës emergjente për mbushjen e këtij liqeni përmes sistemit të Ibër Lepencit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm rreth 35% e konsumatorëve të KRU" Prishtina".

Ishte kërkesë e Kryeministrit Hoti para tri javësh, në një takim të përbashkët me menaxhmentin e KRU" Prishtina" dhe ndërmarrjes Ibër Lepenc, që të angazhohen ekipet profesionale të të dyja kompanive për të funksionalizuar këtë linjë e cila për herë të fundit ishte shfrytëzuar në vitin 2014.

Kryeministri Hoti nga përfaqësuesit e dy kompanive respektive, u njoftua se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë punuar pandërprerë duke sanuar mbi 45 defekte në linjën e vjetruar dhe duke e zëvendësuar afër 100 metra linjë magjistrale me tubacion të ri.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)