18 Prill 2024

“Fiat” shqyrton mundësinë për t'u tërhequr nga Serbia

Romë, 28 korrik - Gjiganti automobilistik italian “Fiat” me siguri do të heq dorë nga prodhimtaria në Serbi, transmeton Smedia.

Pronarët e “Fiat”-it dhe sindikatat e fabrikave në Itali të mërkurën do të mbajnë takim në të cilin punëtorët, të mbështetur nga ministri i Mbrojtjes Sociale, Mauricio Sakoni, do të kërkojnë të heqë dorë nga prodhimtaria e dy modeleve të reja në Serbi, transmetojnë mediumet italiane.

Sakoni para disa ditësh kërkoi nga drejtori i “Fiat”-it, Serxho Marikone të mos marrë vet vendim për prodhimin e dy modeleve të reja të automobilave në Serbi për shkak se ka nevojë dhe obligim për të biseduar edhe sindikatat.

Para do kohë “ëall Street Journal” publikoi se ish-“Zastava” dyshon në qëllimin e “Fiat”-it për shkak se italianët në afat prej një viti tre herë i ndryshonin planet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)