19 Prill 2024

Fatura e SHBA-së për BP, 51 milionë dollarë

Washington, 24 qershor - Administrata e presidentit Obama i ka dërguar kompanisë British Petrolium një faturë për 51 milion dollarë, për shpenzimet e qeverisë gjatë përpjekjeve për të ndaluar rrjedhën e naftës që po ndot Gjirin e Meksikës.

Njoftimi të henën i Shtepisë së Bardhë thotë se kjo është fatura e tretë derguar kompanisë BP. Dy faturat e meparshme kapin shumën prej 71 milion dollarësh dhe janë paguar plotësisht. Fatura e re rradhit shpenzimet për reagimet ndaj rrjedhës së naftës nga ana e agjencive federale dhe disa agjencive shtetërore.

Shpenzimet po ashtu përfshijnë kompensime për fondin e caktuar nga qeveria për të kompensuar njerëzit dhe bizneset për demet e shkaktuara nga rrjedha e naftës.

Kompania BP tha të henën se ka shpenzuar 2 miliard dollarë në reagimet ndaj rrjedhës së karburanit, e cila ndodhi nga shpërthimi në një platformë pluskuese shpimi disa muaj më parë. 11 njerëz humbën jetën nga ai shpërthim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)