25 Prill 2024

Fabrika e tankeve në Rusi ndërpret punën në mungesë të pjesëve të importuara

Moskë, 22 mars - Ushtria ukrainase raporton se kompania që prodhon dhe riparon tanke ruse në Chelyabinsk ka pezulluar punën në fabrikën e saj për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raporton se prodhuesit Uralvagonzavod i është dashur të ndalojë prodhimin për shkak të mungesës së pjesëve, pas bllokimit të importeve nga sanksionet e Perëndimit.

Kompania ukrainase e informacionit dhe konsulencës ushtarake “Defence Express” raporton se Uralvagonzavod është e vetmja fabrikë që kryen montimin e tankeve. Ajo shton se prodhuesi përdor në mënyrë të zakonshme pjesë nga perëndimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)