18 Prill 2024

Drejtoria e Inspeksionit rrënon një objekt afarist të ndërtuar në pronë publike

Prishtinë, 28 shkurt - Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka bërë rrënimin e një objekti afarist të ndërtuar pa leje ndërtimi në pronë publike në rrugën “Bislim Bajgora”.

Për ta përcjellë nga afër procesin e rrënimit ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti si dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, bën të ditur se ky vendim është në përputhje me ligjin, dhe se uzurpimi i pronës publike dhe ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë që krahas kësaj, çdo shkelës i këtyre rregullave, përpos rrënimit mund të përballet edhe me organet e drejtësisë.

Po ashtu kryetari Bahtiri potencon se me kohë e kanë paralajmëruar ndërtuesin si dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat deri në vendimin përfundimtar për rrënim.

Andaj Drejtoria e Inspeksionit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duan të bëjnë ndërtime të objekteve afariste apo të banimit që të pajisen më leje ndërtimi, përndryshe Inspektorati i Komunës është i obliguar që ta zbatoj ligjin dhe të merr masa konform ligjit në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)