03 Shkurt 2023

Drejtori i Nissan-it akuzohet për mosraportimin e të ardhurave

Prishtinë, 11 dhjetor - Media japoneze ka njoftuar se prokurorët në Tokio kanë ngritur akuza zyrtare ndaj ish-drejtorit të kompanisë “Nissan Motor Corporation”, Carlos Ghosn, një tjetër ekzekutiv i kësaj kompanie, që nuk ka raportuar të ardhurat prej 44 milionë dollarësh për një periudhë rreth 5-vjeçare.

Sipas njoftimeve të tjera, Ghosn dhe ekzekutivi tjetër i kompanisë, Greg Kelly, do të përballet me akuza të reja për mosraportimin e të ardhurave për tre vjet të tjerë, që përfundojnë në mars të këtij viti.

64-vjeçari Ghosn është ndaluar më 19 nëntor, për përpjekjet për të fshehur pagesat për periudhën 5-vjeçare 2010 - 2015.

Ghosn nuk ka bërë komente për këtë çështje.

Sipas ligjit japonez, sot skadon afati i mbajtjes në gjendje arresti për Ghosn dhe Kelly. Që të mbahen në burg, ndaj tyre duhen ngritur akuza të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)