08 Shkurt 2023

Dëmtohet linja TM Badoc - Prishtinë,

Prishtinë, 4 shtator - "Të nderuar konsumatorë, me shumë keqardhje ju njoftojmë se duke provuar të mbajmë kapacitetet maksimale në furnizim, me qëllim të furnizimit të pikave të larta, mbëmë rreth orës 24:00 , kemi pasë dëmtim të linjës TM Badovc Prishtinë, linja e Çelikut DN 600 mm", bën të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP).

Për fat të keq sipas KRUP kjo linjë është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë në degëzimin fillestar për Gracanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit  së bashku me drejtoren teknike që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë.

"Ju kuptojmë për shqetësimin që keni, por ju lutem na kuptoni edhe ju neve pasi që po bëjmë çmos që ju mos të ndjeni mungesën e ujit në këtë kohë pandemie", thekson KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)