14 Gusht 2022

Dëmtohet gypi, rruga" Agim Ramadani" do mbetet pa ujë të pijshëm

Prishtinë, 1 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar se erdhi edhe muaji tetor dhe ende po ballafaqohen me dëmtime të gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve.

Rruga" Agim Ramadani" në Prishtinë, nga ky moment do mbeten pa ujë të pijshëm.

Arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve.

Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 gusht 2022

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni do të bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli nga varrezat civile në Hajvali në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për nder të ditëlindjes së tij. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)
 
- Mbahet dita e dytë e festivalit “Mal Fest” në Malishevë i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. (Parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- - Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" behët promovimi i librit "Teknologjia e Lajmit" e autort Zylyftar Bregu ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi poashtu Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi. (Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, ora 19:30)