07 Gusht 2022

Cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara

Prishtinë, 2 shkurt -  Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilesine e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut,  IKSHPK ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tash cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 - Cilësia e ujit për konsum nga njeriu.

Vlera e shtuar e turbullirës ndikone në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i  sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione/reduktime  me orar të caktuar.

Në këtë situatë, qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit.

Bunaret apo puset janë të pa mbrojtura, të pa menaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim. Andaj, luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe  në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret/puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurtë e posaqërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikoj në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi.

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)