05 Korrik 2022

Burokracia e lejeve ndërtimore, pranimit dhe legalizimit po prodhojnë Korrupsion

Prishtinë, 13 qershor - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ku diskutuan për  pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.

Në këtë rast Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës tha se sektori i Ndërtimtarisë në Kosovë është një nga sektorët metë zhvilluar ku ne BPV merr pjesë me 8%, kurse në Punësim rreth 13% dhe me një kosto të pagës mesatare mujore rreth 390 € por ky sektor po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme siç janë leja  e ndërtimit, pranimit dhe legalizimit e që për të gjitha këto ka burokraci evidente e që kjo po prodhon edhe Korrupsion.

Riaktivizimi i sektorit të sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB është si kërkesë imediate nga shumë biznese dhe për këtë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë këtë sektor i cili premton zhvillim dhe punësim të qëndrueshëm duke ndal hovin e ikjeve të të rinjëve nga vendi.

Brahim Selimaj,  Kryesues i sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor në kuadër të AKB-së tha se ne si Ndërtues, prodhues dhe shërbyes të Kosovës ballafaqohemi me shumë probleme siç është kyçja në infrastrukturë, shërbimet publike si: energjia elektrike, kanalizimi, ujësjellësi, mbeturinat dhe marrja e lejeve për ndërtim, legalizim, teknik  dhe të gjitha këto e pamundësojnë investitorin që të ja bartë pronën blerësit por edhe të jep si hipoteke në bankat komerciale.

z. Sefedin Gashi, Pronar i Kompanisë së Ndërtimit FIJONA  tha se  nga muaji Mars 2018 ballafaqohet  me probleme të energjisë elektrike  për të cilat i ka paguar të gjitha obligimet dhe Trafon mbi 50 mijë euro dhe në mungesë të dëshirës të KEDS-it unë jam detyruar  të përdor gjeneratorin për të cilën shpenzoj më shumë se 100 euro në ditë.

Zelqif Berisha – Pronar i Fabrikës SILCAPOR për prodhimin e bllokave, tha se problemi me KEDS- është permanent  edhe pse ne si Fabrikë  jemi ne kategorinë A+ pa paralajmërim kam ndërprerje të energjisë elektrike, ku humbje ne start kam 8- 10 mijë euro vetëm në një ndërprerje të energjisë elektrike.

Blerim Uka, Kompania ADK tha se përkundër pagesës së taksave ne duhet të paguajmë prap kyçje ne infrastrukturë dhe kjo merr kohë dhe shpenzim shtesë ku Ligji për Ndërtim në Kosovë i ka te rregulluara.

Nezir Osmanaj, Kompania Osmanaj ING tha se ka mungesë të vullnetit  dhe zvarritje të vendimeve nga ana e komunave të Kosovës të lëshuara nga MPHK te shkallës së dytë të cilat nuk i zbatojnë.

Të gjithë u pajtuan se problemet janë të mëdha dhe këto duhet të adresohen në institucionet lokale dhe qendrore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)