09 Gusht 2022

BP planifikon të mbledh 50.000 fuçi naftë për një ditë

Washington, 15 qershor - Kompania britanike e naftës „British Petroleum“ (BP) planifikon që deri në fund të qershorit të mbledh nga 50.000 fuçi apo 8 milionë litra naftë në vit në Gjirin Meksikan si përgjigje e kërkesës së administratës së presidentit amerikan Barak Obama, lajmëruan mediumet amerikane.

„Pas marrjes së urdhërit nga administrata e SHBA-ve që të shpejtohet puna, BP është duke i rritur përpjekjet që ta kufizojë derdhjen e naftës. Ata zhvilluan plan për mbledhjen e më shumë se 50.000 fuçi naftë në ditë deri në fund të muajit qershor, dy javë më herët se që paralajmëruar“, kumtoi një përfaqësues i administratës amerikane, ndërsa transmetoi BGNES.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 gusht 2022

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën janar- qershor 2022. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, mban takimin me temën “Arsimi i komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës”, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve relevant të institucioneve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Hapet ekspozita “Ekonomia e Gruas në tregun e punës” e cil paraqet veprat e artistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës të cilët në mënyra të ndryshme trajtojnë format e padukshme/të neglizhuara/të panjohura të punës. (Mini Studio në Rr. Nazim Gafurri 25, ora 20:00)