23 Shtator 2021

BP do të shesë 20 për qind të pjesës së saj nga fusha e gazit në Oman

Londër, 1 shkurt - Gjigandi britanik i naftës British Petroleum (BP) ka rënë dakord t'ia shesë kompanisë tajlandeze PTTEP 20 për qind të pjesës së saj nga fusha e gazit "Blloku 61" në Oman për 2,6 miliardë dollarë.

Në deklaratën e BP-së thuhet se pas përfundimit të shitjes, kompania do të mbetet operatori i bllokut, duke mbajtur një pjesë prej 40 për qind. Kompania shtetërore e naftës e Omanit OQ dhe kompania malajziane e naftës dhe gazit Petronas janë aksionerë të tjerë.

PTTEP është kompania kombëtare e kërkimit dhe prodhimit të naftës në Tajlandë, me investime në 15 vende, përfshirë Omanin.

Marrëveshja duhet të miratohet nga partnerët e Omanit dhe BP-së, ndërsa pritet të kompletohet këtë vit.

Blloku 61, që mbulon rreth 3.950 kilometra katrorë në qendër të Omanit, përbën zhvillimin më të madh të gazit në Lindjen e Mesme. Blloku tashmë ka pasur dy faza të zhvillimit: Khazzan, i cili filloi prodhimin në vitin 2017, i ndjekur nga Ghazeer në tetor të vitit 2020.

Këto dy zhvillime, që synojnë të zhvillojnë gjithsej 10,5 trilionë metra kub të burimeve të gazit, kanë një kapacitet të kombinuar ditor të prodhimit prej 1,5 miliardë metra kub gaz dhe më shumë se 65 mijë fuçi kondensat.

Gazi nga Blloku 61 përdoret për konsum të brendshëm në rrjetin kombëtar të gazit të Omanit, ndërsa rrit gjithashtu furnizimin e lëndëve të para për "Oman LNG".

"Jemi të kënaqur të mirëpresim PTTEP-në në partneritetin e suksesshëm të Bllokut 61. Blloku 61 është një zhvillim pionier që ka aplikuar teknika dhe teknologji udhëheqëse për të maksimizuar efikasitetin dhe për të minimizuar emetimet", në deklaratë citohet të ketë thënë drejtori ekzekutiv i BP-së, Bernard Looney.

Looney tha se marrëveshja do të ndihmojë BP-në të përparojë në planin e saj global të zhvendosjes në 25 miliardë dollarëve deri në vitin 2025.

Në fund të vitit 2020, përfundoi shitja prej 5 miliardë dollarësh e biznesit të petrokimikave tek kompania kimike britanike INEOS.

BP ka pasur një prani në Oman që nga viti 2007 kur u nënshkrua marrëveshja origjinale e ndarjes së prodhimit për Bllokun 61. Përpos Bllokut 61, BP dhe kompania italiane e naftës Eni nënshkruan një marrëveshje tjetër për Blloku 77 në vitin 2019.

BP gjithashtu blen gaz të lëngshëm natyror nga kompania "Oman LNG" nën një marrëveshje 7-vjeçare që filloi në vitin 2018.

"Ne mbetemi shumë të përkushtuar në partneritetin tonë strategjik me Omanin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim infrastrukturën kritike të energjisë kombëtare për Sulltanatin përmes Bllokut 61, të investojmë në mënyrë të konsiderueshme në ndërmarrjet vendase dhe talentin e Omanit, si dhe të ofrojmë një program ambicioz të investimeve shoqërore", tha zv/presidenti i BP-në në Oman, Yousuf Al Ojaili.​​​​​​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)