28 Mars 2024

BMW konfirmon prodhimin e modelit Vision Efficient Dynamics

Frankfurt, 4 shkurt - Sipas një raporti të kohëve të fundit, BMW do të prodhoj një version  të bazuar në konceptin EfficientDynamics Vision.

Përdersia këto të  dhëna janë të kufizuara, sipas Inside Line bëhet e ditur se këto burime janë të konfirmuara dhe se ky lloj i makines do të filloj të prodhohet në vitin 2013.

Sipas autoriteteve të larta të BMW", ky model do të prodhohet në njësi të kufizuara dhe numri do të jetë dikund në më pak se 10.000 njësi.

Siç mund të kujtoni, koncepti Efficient Dynamics Vizion është një plug-in hybrid me një motor tre cilindra turbodiesel dhe dy motore elektrikë. Prodhon 262 kW (356 hp) dhe 800 Nm (590 lb-ft) çift rrotullime, arrin shpejtësi 0-100/km në 4,8 sekonda para se të arrij shpejtësi maksimale të kufizuar 250km në mënyrë elektronike.

Pavarësisht nga kjo performancë mbresëlënëse, ky koncept konsumon vetëm 3,76 liters/100km (e barabartë me 62,6 MPG), ndërsa emiton 99 gramë CO2 për kilometër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)