15 Gusht 2022

Bizneset kanadeze të interesuara për sektorin minerar

Prishtinë, 6 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në ditën e dytë dhe të fundit të qëndrimit në Kanada,  ka prezantuar potencialet e Kosovës në sektorin minerar dhe sektorë të tjerë para  bizneseve të shumta kanadeze.

Ky prezantim zgjoi interesim të jashtëzakonshëm, gjë që u konfirmua menjëherë që një delegacion biznesor nga Kanadaja do të vij në Kosovë në muajin Shtator të këtij viti.

Më pas Ministri Lluka, ka zhvilluar takim shumë produktiv me Zëvendësministrin e  Energjisë  dhe Minierave të Turqisë, Mithat Cansız, nga i cili u informua që Qeveria  e Turqisë  ka themeluar një kompani ku për qëllim ka investimin në kompani minerare në mbarë botën.

Ata shprehen interesimin për një vizitë në Kosovë për të shikuar potencialet minerare nga afër.

Takimet pastaj vazhduan me kompani kanadeze tek zyret e Konsullatës së Kosovës në Toronto, ku tema kryesore ishte Trepça dhe zonat me interes të veçantë.

Vizita u përmbyll me takimin përfundimtar me bizneset e Shoqatës së bizneseve të diasporës kosovare në Toronto, ku Ministri  Lluka ka bashkëbisedoi me ta për potencialet investuese të diasporës duke ju kërkuar mbështetjen të më tutjeshme përmes hapjes së bizneseve në Kosovë të cilat do të gjeneronin vende të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022  - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)