24 Prill 2024

Banka Botërore zotohet për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm

Gjilan, 8 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli.

Në takim u bisedua për programet që Banka Botërore i ka në Gjilan në mbështetje për efiçiencën e energjisë për disa objekte publike, programet në arsim dhe programet tjera, ndërsa programi më I madh është ai për sigurimin e ujit të pijshëm

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për mbështetjen dhe besimin. Projekti kryesor është zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në periudhë afatgjate, për të cilin Banka Botërore dhe Qeveria po punojnë shumë."

"Banka Botërore është donator i madh në Kosovë tash e  20 vite dhe tashmë janë në fazën fizibilitetit dhe hulumtimin e nevojave sa i përket ujit të pijshëm, në nivel regjioni. Janë projekte të shtrenjta dhe sapo të kemi diçka kontrete do ta bëjmë publiken shumën”, ka thënën Haziri pas takimit.  

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli, është zotuar për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm.

“Biseduam për disa projekte konkrete të cilat mendojmë t’i përkrahim, që lidhen me këtë regjion. Prioritet mbetet zgjidhja lidhur me menaxhimin e  ujërave dhe menaxhimin e mjedisit, ndihma në bujqësi, efiçiencë të energjisë."

"Këto janë cekur si prioritete të Bankës Botërore. Shpresojmë që të krijojmë ndryshime në nivel lokal, e që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve. Nga ana e Bankës Botërore e keni zotimin që do të përpiqemi dhe përkrahim Gjilanin në këtë sfidë të menaxhimit të resurseve ujore”, është shprehur Montovanelli.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)