24 Maj 2022

Banka Botërore me mision identifikues të projekteve në ujësjellësin e Prishtinës

Prishtinë, 17 janar - Përfaqësues të Bankës Botërore gjatë ditës së sotme qëndruan në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit 'Prishtina' sha.

Në takim morën pjesë, Susanna Smets / specialiste për ujë dhe ujëra të zeza nga Banka Botërore, Bekim Imeri / specialist për zhvillim social, poashtu nga Banka Botërore si dhe kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu me stafin e tij përcjellës.

Qëllimi i këtij takimi me përfaqësues të Bankës Botërore si partnerë shumë të rëndësishëm strategjik për sektorin e ujit, ishte diskutimi i projektit të Bankës Botërore për identifikimin e investimeve potenciale afatgjate në KRU 'Prishtina'.

Ujësjellësi i Prishtinës shpalosi projektpropozimet e saj në fushat më të nevojshme për investime siç janë, zvogëlimi i humbjeve teknike dhe komerciale (dorëzoj kërkesën për studim fizibiliteti për menaxhimin e presionit), ruajtja dhe menaxhimi i resurseve ujore si dhe kursimi i shpenzimeve të energjisë elektrike përmes investimeve në ndërtimin e paneleve solare që do të ulte shpenzimet operative si rezultat i kostos së lartë të energjisë elektrike.

Ilir Abdullahu, kryeshef ekzekutiv paraqiti para Bankës Botërore studimin e fizibilitetit me arsyeshmëritë e ngritjes së Impianteve Energjetike Fotovoltaike në tre zona të shërbimit (Shkabaj, Albanik, Selia Qëndrore) planet konkrete zhvillimore në reduktimin e humbjeve të ujit të pafaturuar si dhe diskutoi rreth furnizimit me ujë të zonave rurale, me theks të veqantë rreth nevojave për ujë të pijshëm dhe ujitje në zonat me resurse ujore të pakta.

Një studim fizibiliteti ishte  hartuar vitin e kaluar nga Komuna e Drenasit për  ndërtimin e akumulacionit si dhe nevojat për investime të Imipanteve të trajtimit të ujërave të zeza për mbrojtjen e lumit Drenica dhe ujërave nëntokësore në ato zona.

Ndër të tjera, kryeshefi Abdullahu  falënderoi Bankën Botërore si partner stategjik për misionin e tyre në identifikimin dhe përkrahjen e projekteve investive dhe afatgjate për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit të Prishtinës. Banka Botërore u zotua se projektpropozimet  do t,i diskutoj në komitetet e tyre teknike.. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)