28 Mars 2024

ATK me plan veprimi për sektorin e ndërtimtarisë

Prishtinë, 18 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës  është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj  në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes tatimore,  për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore,  që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor.

Për këtë qëllim ATK së bashku me FMN-në kanë hartuar “Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021”,  ku përmes këtij plani  ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Me  fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i ulët dhe i lartë, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Aktivitetet përmbushëse për sektorin e ndërtimtarisë, do të ndërlidhen me një strategji gjithëpërfshirëse për përmirësimin e përmbushjes. Qëllimi është që të zbatohet një qasje bashkëvepruese në trajtimin e riskut,  fillimisht në sektorin e ndërtimtarisë me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të përmbushjes duke reduktuar hendekun tatimor.

ATK,  inkurajon tatimpaguesit që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)