03 Shkurt 2023

Alstom do të punësojë 7.500 persona

Paris, 21 janar - Prodhuesi francez i trenave të shpejtë "Alstom" njoftoi se këtë vit do të punësojnë 7.500 persona në mbarë botën.

"Alstom" bëri të ditur se kompania, porositë totale të së cilës kanë arritur në 77.8 miliardë euro deri në vitin 2022, do të punësojë 1.500 punëtorë dhe teknikë, përveç 6.000 inxhinierëve dhe operatorëve në mbarë botën për të përmbushur këtë kërkesë.

Kompania njoftoi se 1.000 persona do të punësohen në punë inxhinierike dhe sinjalizuese si dhe në pozicione të prodhimit cilësor, veçanërisht në Francë.

Kompania ajrore franceze "Airbus" njoftoi dje se do të punësojë 6.000 persona këtë vit pas përmirësimit të situatës në industrinë e aviacionit, e cila u rëndua nga pandemia e COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)