16 Maj 2022

25 për qind rritet prodhimtaria vendore

Prishtinë, 13 dhjetor - Ndikimi i taksës 100% në ekonominë kosovare nga data 21 nëntor deri me 5 dhjetor 2018, ishte tema e konferencës së Aleancës Kosovare të Bizneseve me media.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se nga 21 nëntori deri me 5 dhjetor 2018 kanë realizua një hulumtim në 300 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore, tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës për të ardhë deri në një konstatim se në çfarë mase kanë ndikuar vendimet e taksës 100%.

“Nga kjo rrezulton si pozitive sipas përgjigjeve të respodentëve se ekonomia prodhuese është në drejtim të rimëkëmbjes”, tha Shahini.

Sipas kryetarrit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, bizneset tregtare janë treguar fleksibile në gjetjen e partnerëve të ri dhe zëvendësim të shpejt, kjo ka ndikuar në rritjen e lehtë të çmimeve, por jo në masën e propaganduar se pa mallra serbe do të çrregullohet tregu tërësisht dhe do të ketë katastrof humanitare dhe kjo del të mos jetë e vërtetë.

“Kosova nga kjo po përfiton shumë si në aspektin ekonomik duke e ndaluar evazionin fiskal tash e 18 vite që mund të jetë disa miliarda euro, ashtu edhe në aspektin politik që tashmë ka kthyer vëmendjen e gjithë botës kah Kosova”, tha Agim Shahini.

Në bazë të hulumtimit del se tek bizneset kosovare masat kanë ndikuar pozitivisht.

Bizneset tregojnë sa sa është rritur shitja e produkteve të tyre në këtë kohë, në industrinë ndërtimore 40%, atë ushqimore 25%,  transport 20%, tregëti e shërbime 5%  e të tjera 10%.

Ndërkaq bizneset tregojnë edhe se sa është rritur numri i të punsuarve në këtë periudhe, ku në industrinë ndërtimore është rritur 20%,  atë ushqimore 15%, transport 20%, tregëti e shërbime 10%, nuk ka pas rritje 35%.

Ndërsa se a kanë pas vështërsi të bënin zëvendësimin me produkte tjera, 55 % e bizneseve vendore kanë treguar se nuk kanë pasur problem, 25% thonë se kishin vështirësi dhe 20% nuk kanë bërë zëvendësim.

Bizneset tregojnë nga cili shtet po furnizoheni tani, ku nga vendet e BE-së furnizohen 35%, Maqedonia 20%, Shqipëria 20%, Turqia 15%, Azia 7% dhe vendet tjera me 3 për qind.

Se për cilat produkte mund të ketë mungesë në treg, bizneset tregojnë se janë materiali ndërtimor, lënda e parë për paketime, medikamenter medicinale, produkte të grurit e misrit.

Se në cilën industri(sektor) janë rritur çmimet, bizneset tregojnë se shërbimet e transportiti janë rrit 45%, produktet lukse 20%, ndërtimtaria 15%, lënda e parë dhe paketimi 15% dhe produkte ushqimore 5%.

Ndërsa të pyetur se pse po rriten çmimet (faktorët e rritjes), bizneset kanë treguar se ato po ndodhin nga rritja çmimeve në tregun global 50%,  mungesa e produkteve 25% dhe për shkak të taksës 100%. 25%.

Se a kanë besim në prodhimin vendor në krahasim me atë të huajin bizneset 50 % janë përgjigjur se kanë besim, ndrësa 25 % jo  dhe 25 % nuk e dinë.

Nga cilat vende i preferoni produktet me shumë, bizneset tregojnë se nga BE-ja 55%, Kosova dhe Shqipëria 25%, Turqia 10% dhe Azia dhe e tjera 10%.

A ishte i drejt vendimi i Qeverisë për taksën 100%, 96 % e bizneseve thonë se ishte i drejt, ndërsa 3%  janë përgjigjur se nuk ishte i drejtë dhe 1 %  nuk e dinë.

98 % e bizneseve thonë se Qeveria nuk duhet ta tërheq vendimin e taksës 100%, 1 % thonë se po duhet ta tërheqin dhe 1 % nuk e dinë.

Kryetari Agim Shahini, tha se AKB konstaton se taksa 100%, ka rritë çmimet në krahasim me një muaj më parë ku është rritë 1%, prodhimi vendor është rritur 25%, punësimi vendor 15%, besimi në prodhim vendor 50%, besimi në Qeverinë e Kosovës 97% dhe importi nga Serbia ka një rënie prej 98.%.

Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së, prezantoi rekomandimet për qeverinë,  ku  Qeveria duhet të jetë edhe më e vendosur për të ruajtur sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 maj 2022

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin nesër në Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Konstituohet  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- ECIKS organizon ngjarjen përmbyllëse të programit Access - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër viteve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, Goethe Zentrum hap dyert për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar me ofertart e tyre. (Goethe Zentrum në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicë, Mbreti Petri I, 183a, ora 11:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare Mr. Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e edicionit te dytë të panairit Max fest. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtion raportin me rekomandime për Projektligjin për turizmin dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, shfaqet filmi "Sami, Joe und ich" nga Karin Heberlein si dhe mbahet diskutim me temë "Diaspora në Kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano folese. (Kinema Armata, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Nagac dhe Celinë. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Nagac dhe Celinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Babai dhe Babai”. (Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ora 20:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatit Krushë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, ora 20:00)