26 Tetor 2021

ZRRE vendos në konsultim publik të hyrat e lejuara për operatorët e energjisë elektrike

Prishtinë 24 gusht - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik Raportet për Përshtatjet e Rregullta Vjetore për të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) që do të mbulohen nga kompanitë e rregulluara të energjisë elektrike.

Në këto raporte konsultative ZRRE-ja ka  bërë publik propozimin fillestar për MAR-et e azhurnuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT-KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH-KEDS) dhe do të përcaktojë të hyrat e Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU).

Ky vlerësim fillestar bazohet në propozimet e dorëzuara nga kompanitë e rregulluara si dhe vendimet për Të Hyrat e Lejuara Maksimale për periudhën rregullative 2018-2022 për OST/OT dhe OSSH.

Procesi i përshtatjeve për vitin relevant tarifor 2021 përfshin periudhën 1 prill 2021 - 31mars 2022, por duke marr parasysh mungesën e funksionimit të Bordit të ZRRE, ky proces është shtyrë dhe vonesa e marrjes së vendimeve për të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe të tarifave për këtë vit relevant tarifor, do të azhurnohen në vitin e ardhshëm tarifor 2022.

Përcaktimi i të Hyrave të Lejuara Maksimale – MAR është proces i rregullimit të çmimit që përdoret nga ZRRE në mënyrë që kompanitë e rregulluara të mbledhin të hyrat e tyre të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregulluara.

ZRRE të gjitha palët tjera e interesuara, që të japin kontributin e tyre në këtë proces, duke shqyrtuar dhe komentuar të dhënat dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë Raport Konsultativ, në mënyrë që vlerësimi të jetë i saktë për të Hyrat e Lejuara Maksimale për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH/KEDS).

Palët të cilat dëshirojnë të paraqesin komentet e tyre rreth propozimeve të ZRRE-së, ftohen që t’i dorëzojnë ato me shkrim në postën elektronike [email protected] jo më vonë se deri me 07 shtator 2021. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen edhe me postë në adresën:

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)